Shisnin telefona tek sheshi “Pranvera” në Durrës, procedohen penalisht 4 persona

58

Katër persona janë ndaluar në qytetin e Durrësit pasi shisnin pa liçensë. Policia pas kontrolleve të vazhdueshme ndaj tregëtarëve evidentoi se këta katër persona tregëtonin pa dokumentacionin përkatës.

Për këtë arsye u proceduan penalisht A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

4 personat shisnin telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm pranë lagjes nr. 11 tek sheshi “Pranvera”. I gjithë malli i tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.