Ballina Aktualitet Shijak, vetëvritet një 78-vjeçar

Shijak, vetëvritet një 78-vjeçar

Policia e Durrësit ka bërë me dije ditën e sotme se një person i ka dhënë fund jetës në Shijak.

“Më datë 03.12.2018, në banesën e tij, ka gjetur vdekjen shtetasi N.M., vjeç 78, i cili dyshohet të jetë vetëhelmuar me lëndë toksike,” – thonë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.