Ballina Aktualitet Shijak, protesta për rrugën, banorët i kujtojnë kryeministrit Rama premtimin e pambajtur...

Shijak, protesta për rrugën, banorët i kujtojnë kryeministrit Rama premtimin e pambajtur (VIDEO)

Banorët e Shijakut dhe të Xhafzotajt janë ngritur sot në protestë për infrastrukturën e rënduar të rrugës që lidh zonën ku ata banojnë me qytetin bregdetar të Durrësit. Protestuesit, në shenjë revolte, bllokuan për disa minuta aksin rrugor dhe iu vunë flakën kazanëve të plehrave që ndodheshin pranë vendit ku ata zhvilluan protestën.

Ata kërkuan marrjen e masave urgjente për rikonstruksionin e kësaj rruge. Gropat, kanalet, devijimet dhe pellgjet me ujë shoqërojnë këtë segment rrugor përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Për këtë arsye, banorët protestuan sot, duke i kujtuar kryeministrit Edi Rama se nuk e mbajti premtimin që dha pak muaj më parë.

Nga kodra e Rrashbullit deri në afërsi të Shijakut, kjo rrugë është totalisht e amortizuar dhe thuajse e pakalueshme. Me përjashtim të emrit që mban, asgjë tjetër nuk të bën të mendosh se kjo është një rrugë kombëtare.