Shijak/Ndihmuan në kultivimin e marijuanës, arrestohet 2 punonjës të OSHEE

58

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të OSHEE, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Policia tha se u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit Ervin Stafa 39 vjeç dhe Xhavit Istrefi 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektiçist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Ndërsa të shpallur në kërkim janë Valter Greca, Andi Dashi (Greca) dhe Idajet Greca.

Shpallja në kërkim e këtyre tre personave u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.D.(G)., në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. S., 39 vjeç dhe Xh. I., 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektiçist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.