Ballina Aktualitet Shijak, grabitet bankomati i një banke

Shijak, grabitet bankomati i një banke

Bankomati i një banke të nivelit të dytë në Shijak është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, nga disa persona të paidentifikuar.

Autorët kanë thyer bankomatin me mjete të forta duke marrë një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi. Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura. I njëjti bankomat është tentuar të grabitet edhe disa javë më parë. Forca policie vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 14.02.2019, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë. Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku po  punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve,”- thuhet në njoftimin e Policisë.