Ballina Aktualitet Shijak, grabitet bankomati i një banke, vidhen 1 milionë lekë (VIDEO)

Shijak, grabitet bankomati i një banke, vidhen 1 milionë lekë (VIDEO)

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur rreth 1 milionë lekë të vjetra nga bankomati i një banke të nivelit të dytë, në qytetin e Shijakut. Sipas hetimeve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Autorët kanë thyer bankomatin me mjete të forta, duke marrë një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi. Pas fillimit të hetimeve, ku janë përfshirë edhe specialistët e bankës së dëmtuar, bëhet e ditur se shuma e parave të grabitura është rreth 1 milionë lekë të vjetra.

I njëjti bankomat është tentuar të grabitet edhe disa javë më parë.