Ballina Kronikë Shi dhe shpejtësi/ Makina del nga rruga në Kurbin, vdes 20-vjeçari nga...

Shi dhe shpejtësi/ Makina del nga rruga në Kurbin, vdes 20-vjeçari nga Lezha

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të Gjormit. Sipas policisë drejtuesi i mjetit ndërroi jetë nga aksidenti, si pasojë e daljes së makinës nga rruga. Ndue Ndoca nga Lezha pësoi dëmtime të rënda nga aksidenti, ku nga përplasja trupi i tij është copëtuar.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut dhe shpejtësia e lartë e drejtuesit të automjetit duke bërë që makina të dalë nga rruga.

Janë me dhjetra aksidente të ndodhura në këtë aks si pasojë e mungesës së sinjalistikës por edhe pakujdesisë së drejtuesve të makinave.