Shëtiste me kokainë në xhep dhe e shiste me doza, policia vë në pranga 26-vjeçarin

40

Sarandë/Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 26 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.