Ballina Aktualitet “Sheshi Skënderbej”, kandidat për çmimin e BE mbi arkitekturën bashkëkohore

“Sheshi Skënderbej”, kandidat për çmimin e BE mbi arkitekturën bashkëkohore

Sheshi “Skënderbej” do të jetë pjesëmarrës në një tjetër kompeticion të rëndësishëm, në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Evropian për Arkitekturën Bashkëkohore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi të tij në Twitter.

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe. #QentëLeTëLehin vazhdimi dihet,” – shkruan Kryeministri.