Sherri për vendin e parkimit në Durrës, policia identifikon autorin, ndalohet edhe i vëllai

13

Policia e Durrësit ka arrestuar personin që qëlloi me armë zjarri ditën e sotme në Durrës.
Nga të shtënat mbetën të plagosur dy persona.

I gjithë konflikti u shkaktua për një vend parkimi.
Si pasojë e një sherri verbal të degjeneruar në të shtëna ka mbetur i plagosur Flamur Çerma dhe e ëma Valbona Çerma.

I ndaluar nga policia raportohet të jetë edhe Zyber Juba, vëllai i autorit i cili ishte prezent në vendngjarje.

Article bottom Rectangle3