Sherri mes çiftit çon policinë në banesë, zbulohet çfarë mbante shqiptari në shtëpi!

54

Një grindje mes një çifti ka nxitur policinë në Ravena të ndërhyjë për të shmangur konfliktet.

Por gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti kokainë dhe armë zjarri.

Për këtë arsye T.D., 30-vjeç nga Shqipëria ka përfunduar në pranga për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit, posedim lëndësh narkotike dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

Agjentët, pasi kontrolluan shtëpinë e dy bashkëshortëve, thanë se kishin gjetur dhe sekuestruar 285 gramë kokainë, një revolver të tipit Smith & Wesson, kalibri 38, si dhe shuma prej 4,440 euro që konsiderohet se ishte e ardhur nga veprimtaria e tregtimit të drogës.