Sherri me thika në Shkozë, arrestohet autori i plagosjes

76
Foto ilustruese

Policia njofton se ka vënë në pranga autorin e plagosjes me thikë, të ndodhur ditën e djeshme në zonën e Shkozës.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.