Një sallatë është bërë shkak i një konflikti me pasoja të rrezikshme në një familje shqiptare e cila prej kohësh banon në ishullin grek Rodos.
Vëllai 12 vjeçar është grindur me motrën e tij 11 vjeçare dhe në konflikt e sipër e ka goditur atë tre herë me thikë.
Dy të miturit po grindeshin se cili nga të dy duhet ta përgatiste sallatën para se të vinte i ati nga puna.
Avokati i familjes, Stelios Alexandris, tha për mediat greke se burri i shtëpisë përballet me situatë të vështirë pasi ai ka humbur të shoqen 9 vite më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Avokati sqaroi për mediat arsyen e konfliktit duke thënë se:
“Të dy të miturit, vëlla e motër u grindën se kush do ta priste sallatën në tryezën e familjes, duke pritur që babai i tyre të kthehej nga puna,” tha ai.
Babai 45 vjeçar nga ana tjetër kërkoi nga autoritetet lejimin e kufirit për në Shqipëri, në mënyrë që për fëmijët të kujdesen halla e gjyshja e tyre.