Një sherr masiv mes të rinjsh ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti” të qytetit të Vlorës.
Dy të rinj janë futur në ambientet e një lokali dhe kanë dhunuar fizikisht një shtetas i cili po pinte kafe.
Pas dhunës autorët janë larguar me shpejtësi.
I lënduari ka marr disa fraktura në trup dhe në kokë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe ndalimin e agresorëve.