Sherr në Tiranë, 38-vjeçari qëllohet me sende të forta në kokë dhe këmbë, disa të shoqëruar

0
2

Një 38-vjeçar u plagos mbrëmjen e sotme pas një sherri me një tjetër person në afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut. I plagosuri është Santi Xhaferri.

Fillimisht u raportua se Xhaferri ishte plagosur me armë zjarri në këmbë rreth orës 18:20, por më pas policia sqaroi se 38-vjeçari u qëllua me sende të forta. Sipas policisë Xhaferri kishte dëmtime në kokë dhe te këmbët. “Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet  janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri”.

Ai fillimisht u dërgua në Sanatorium për ndihmë më pas te spitali Ushtarak. Policia njofton se personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit  me makinë janë  shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e  rrethanave te ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.