Sherr në terminalin e autobuzave të Veriut, dy të rinj konfliktohen me thika

266

Një konflikt në terminalin e autobusëve të zonës së veriut ,Tiranë, ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Dy të rinj nga Mati, pas sherrit, janë përleshur me njëri-tjetrin, aq sa njëri prej tyre mbeti i plagosur me thikë.

R. Nikollaj, 34-vjeç, ka goditur me thikë shetasin E. Kurti, 32-vjeç.

Pas ndihmës së parë që mori në spital, mësohet se 32 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe po sqaron rrethanat.