Ballina Kronikë Sherr në qendër të Korçës, një i plagosur me sende të forta

Sherr në qendër të Korçës, një i plagosur me sende të forta

Një 67-vjeçar  është plagosur me sende të forta në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pas një sherri.

Fillimisht raportohet se ka pasur një përplasje verbale mes personave që më pas ka degraduar në grushta.

I plagosuri është transportuar në spital për mjekim.

“Në lagjen nr 3 në Korçë,  dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta shtetasi D.M, 67 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.