Sherr në një lokal në Vlorë, plagoset me thikë një person

214

Një ngjarje me pasojë plagosjen ka ndodhur në Vlorë.

Ngjarja u raportua mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”.

Pas një konflikti të çastit në një lokal, dyshohet se është goditur me thikë, shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje për të vënë para përgjegjësisë autorët dhe zbardhur konfliktin.