Sherr në lokal, një i ikën policisë, tjetri në spital

15

Përleshje mes 2 personave në një lokal në Elbasan.

Një 57 vjeçar është goditur me sende të forta nga një person tjetër dhe për pasojë është rrëzuar duke u përplasur tek një travolinë e lokalit. 57 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një travolinë e lokalit”.

Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.