Sherr në Kamëz, tre të mitur përfundojnë në spital

40

Tre djem të rinj kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sherri masiv të ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Kamzës.

Mësohet se sherri ka ndodhur mes disa adoleshentëve, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur me thikë.

Të plagosurit janë 17-vjeçarët Sh.Duraku, E.Daku dhe R.Bani, të cilët janë dërguar në spital për marrjen e mjekimit të nevojshëm.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur para ambienteve të një marketi.

Policia ka shoqëruar si të dyshuar dy persona, ndërkohë që hetimet janë në vijim.