Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Greqi, në një familje shqiptare, ditën e Krishtlindjes.
Pas një konflikti, babai goditi me thikë djalin e tij, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja është raportuar në qytetin Heraklion, ku i plagosur mbeti një 26-vjeçar, i cili u transportua në spitalin e Venizelos.
Policia ka arrestuar burrin 55-vjeçar dhe djalin tjetër të familje, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me të atin.
Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, që për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi.