Sherr në Bulqizë, arrestohen babë e bir, në kërkim djali tjetër, u zhduk në errësirë

0
3

Në orët e vona të mbrëmjes sw djeshme në Bulqizë si pasojë një konflikti të çastit janë konfliktuar me njëri-tjetrin tre persona, babë e bir me një tjetër.

Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit si dhe kanë bërë shoqërimin për në komisariat të personave të përfshirë në konflikt. Në momentet e shoqërimit të L. G. 61 vjeç dhe djalit të tij A. G., 31 vjeç, ka ndërhyrë 29-vjeçari A. G. (djali tjetër i L. G.) duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Në ndihmë të patrullës shkruan shërbime të tjera të komisariatit të policisë. 29-vjeçari A. G. duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, ndërsa dy shtetasit e tjerë, babë e bir janë shoqëruar në komisariatin e policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij A. G. 31 vjeç, si dhe u shpall në kërkim 29-vjecari A. G. për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.