Sherr në Berat/ 53-vjeçari nxjerr thikën, godet një person dhe i dëmton mjetin

33

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi ka goditur me thikë një person dhe i ka dëmtuar mjetin.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ish-karburanti i shtetit ndërsa konflikti mendohet se ka nisur për motive të dobëta.

53-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Ç, banues në lagjen “Çlirim” u vu në pranga nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.