Sherr midis disa djemve të mitur në Tiranë, dy prej tyre përfundojnë në spital

106

Policia e Tiranës ka referuar në prokurori plagosjen e 2 të miturve në Tiranë, ku autorë dyshohen 3 bashkëmoshatarë të tyre.

Të rinjtë, e përfshirë në sherrin e djeshëm, janë të moshave 12, 13 dhe 14 vjeç.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Kinostudios në Tiranë, ndërkohë që vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjyaktës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale K. O., 12 vjeç, L. L., 13 vjeç dhe L.L., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Karahman Ylli”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete rrethanore dhe prerëse shtetasit e mitur me iniciale A. H., 12 vjeç, dhe L. H, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia e Tiranës.