Sherr mes të rinjve te Liqeni i Thatë, dy shokët bëjnë për spital një person tjetër

21

Një person është plagosur me sende të forta në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, pas një sherri me dy persona të tjerë ditën e djeshme.

Policia ka arritur të identifikojë një prej autorëve dhe po punon për identifikimin e të dytit. 24 vjeçari B.A është shpallur në kërkim, ndërsa Blutë e Tiranës po punojnë për identifikimin e shokut të tij.

“Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R”, njofton Policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.