Sherr mes të rinjve në Elbasan, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën

37

Një sherr mes disa të rinjve është raportuar në qendër të Elbasanit.

Nga sherri një i ri raportohet se është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

I riu ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.