Sherr mes të rinjsh në Tiranë, njëri prej tyre bëhet për spital

135

Një përplasje mes të rinjsh ka ndodhur ditën e sotme në “Bajram Curri”, Tiranë.

H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi me iniciale H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.