Sherr mes dy personave në Durrës, njëri nxjerr armën dhe qëllon, çfarë iu gjet pas kontrollit në banesë

41

Një 37-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Manzë të Durrsësit, pasi gjatë konfliktit me një person tjetër, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu në pronësi të shtetasit N. B. (babai i të arrestuarit) dhe mjetin me të cilin është larguar autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrim prone”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 22.04.2021, rreth orës 21:30, në Hamallë, Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin S. C. (T)., 24 vjeç, ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu në pronësi të shtetasit N. B. (babai i të arrestuarit) dhe mjetin me të cilin është larguar autori.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim policor, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, e shtetasit B. M., 28 vjeç, banues në Hamallë, Sukth, Durrës.