Ballina Aktualitet Sherr me thika mes një grupi të rinjsh në Institut, një i...

Sherr me thika mes një grupi të rinjsh në Institut, një i plagosur te Trauma

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Institut.

Mësohet se një grup djemsh të moshës 17-20 vjeçar kanë sulmuar të riun që mbeti i plagosur Olsi Meraj dhe shokun e tij Kevin Gega për shkak të një konflikti që kishin me Gegën.

Meraj ka marrë plagë në fytyrë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim.

“Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit” thotë policia.

Policia ka shoqëruar në komisariatin numër 3 shokun e të plagosurit për dhënien e dëshmisë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.