Sherr me të atin në Vlorë, 21 vjeçari i thyen xhamin e makinës, përfundojnë të dy në pranga

38

Një sherr mes babë e bir i ka çuar të dy në pranga.

Ngjarja është shënuar në Radhimë, Vlorë ku pas një konflikti, policia ka ndërhyrë duke i arrestuar të dy.

Të prangosurit u identifikuan si A.R., 56 vjeç dhe A.R., 21 vjeç të dy banues në Tiranë, por të ndodhur në Vlorë për pushime.

Ata u arrestuan pasi gjatë një konflikti të enjten, 21 vjeçari i ka thyer të atit xhamin e makinës.

Për të evituar përshkallëzim konflikti, policia i ka shoqëruar të dy ata.