Sherr me burrin, një grua e re hidhet nga ballkoni në Durrës dhe vdes

51

Në moshën vetëm 24 vjeç, një grua në Durrës e ka mbyllur jetën në mënyrë të dhimbshme duke përfunduar poshtë pallatit ku jetonte, me pasojë plagë fatale që i morën jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 17 të qytetit të Durrësit. Viktima është Anisa Gjini, 24 vjeçe.

Nga hetimet e para mësohet se burrë e grua gjendeshin në banesë dhe në rrethana të paqarta mes tyre ka nisur një konflikt verbal. Sherri është ashpërsuar shumë. Gruaja nuk e ka përballuar dot situatën e krijuar dhe ndoshta, në shenjë ndëshkimi ndaj të shoqit dhe vetes, ka dalë në ballkon dhe që aty është vetëhedhur duke shuar jetën e saj.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, u arrestua në flagrancë Alfred Gjini, bashkëshorti i të ndjerës Anisa Gjini.

Policia tha se arrestimi i Gjinit erdhi pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij shtetasen Anisa Gjini, kjo e fundit është vetëhedhur nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur tërësisht ngjarjen e ndodhur.