Sherr i rëndë mes vëllezërve në Fier, njëri godet tjetrin me kosore

18

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes 2 vëllezërve në Fier. Gjatë përplasjes njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me mjet prerës, tip kosore. 45 vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.