Sherr i dhunshëm për një vajzë, i riu përfundon në Spitalin e Traumës

43

Përfundon në gjendje të rëndë në spital pas përleshjes për një vajzë një i ri 25 vjeç.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes në qytetin e Laçit.

Mësohet se Llej Lika ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup të shkaktuara nga sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak ndërsa personat që kanë dhunuar të riun nuk janë identifikuar ende.

Shkak i këtij sherri ka qenë një vajzë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.