Sherr i dhunshëm në Vlorë, 29 vjeçari rreh barbarisht gruan dhe kunatin

18

Një 29 vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatit të tij.

Gjithashtu policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjecar pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi në rrugën nacionale Risili-Llakatundë.

Njoftimi i plotë: Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe ndaj kunatit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasi  R. B., 36 vjeç, banues në Shushicë, Vlorë pasi në rrugën nacionale Risili-LLakatundë, është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.