Sherr adoleshentësh në Durrës, 17 vjeçari plagoset me thikë, transportohet në spital/EMRI

58

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Sukthi i Durrësit.
Një, 17-vjeçar i identifikuar si Elvin Zira është plagosur. Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit ku po i nënështrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plagosjes së rëndë të adoleshentit.

Policia tha se shtetasi, M.I, është i dyshuari i plagosjes dhe po punon për vënien para përgjegjësisë së autorit të krimit.