Shënohet viktima indirekte nga koronavirusi, u vetëvra pasi humbi vendin e punës

85

Një i ri vetëm 29 vjeç është viktima indirekte e Covid-19. Kjo sepse i riu nga një provincë e Torinos vendosi t’i jepte fund jetës pasi humbi punën nga emergjenca e koronavirusit. Papunësia po prek shumë persona në shtetin fqinj, teksa në tavolinën e Contes shërbimi sekret ka sjellë një studim ku e paraljmëron atë se do mund të përballen me kryengritje në jug të Italisë si pasojë e skarsitetit që koronavirusi po sjell në ekonominë italiane.

Siç raporton ‘La Stampa’, i riu i diplomuar për gjuhë të huaja, vuante nga depresioni dhe prej disa ditësh, kompania ku punonte i kishte komunikuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Kjo pasi bazuar në dekretin e qeverisë, kompania kishte ndërprerë përkohësisht punën.

Trupi i pajetë i të riut u gjet nga i ati, i cili bashkë me të shoqen thanë në polici.