Ballina Shëndetësi Shenjat kur trurit i mungon oksigjeni

Shenjat kur trurit i mungon oksigjeni

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ajrit.
Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar oksigjeni. Oksigjeni ushqen qelizat, indet dhe organet. Kur nivelet e oksigjenit në gjak bien atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia. Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë mund të jetë e rrezikshme, duke çuar në kolapsin e zemrës dhe të trurit. Sëmundje të tilla shpesh trajtohen me terapi shtesë oksigjeni.

Simptomat e niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak:

Hipoksemia është një sëmundje që kapërcen faza dhe intensitete të ndryshme.
Kjo sëmundje shoqërohet me simptomat e mëposhtme:

– Konfuzion
– Eufori
– Nervozizëm
– Dhimbje koke
– Marrje fryme
– Frymëmarrje e shpejtuar
– Marramendje
– Rrahje të shpejta zemre
– Çorientim
– Tension të lartë gjaku
– Probleme me shikimin
– Skuqje të buzëve, veshëve ose thonjve
– Rritje të numrit të rruazave të kuqe të gjakut