Shenjat e zodiakut që kanë lindur për të qenë bashkë

25

Bricjapi dhe Peshqit

Bricjapët janë të fortë dhe elastikë në të njëjtën kohë, ndërsa Peshqit janë të ndjeshëm dhe intuitivë. Në fillim ky kombinim mund të duket pak i çuditshëm, por pavarësisht kësaj çiftet me persona të këtyre shenjave shkojnë shumë mirë, pasi gjithësecili plotëson pjesën e mangët të tjetrit.

Luani dhe Peshorja

Luani është një shenjë shumë sociale që e dashuron të qenurit në qendër të vëmendjes. Nga ana tjetër edhe Peshorja është një shenjë miqësore dhe ekstroverte. Kur ata takohen ka shkëndija që në bisedat e para, e këto biseda e mbajnë dashurinë gjallë deri në limite.

Virgjëresha dhe Ujori

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë vëzhgues shumë të mirë, ndërsa Ujorët janë origjinalë dhe progresistë. Në këtë rast partnerët do t’i mësojnë njëri-tjetrit të menduarin jashtë kornizave origjinale dhe çdo ditë do të jetë një sfidë për të parë botën nga këndvështrimi i tjetrit.