Shenjat e zodiakut që e kanë të thjeshtë ta përballojnë ndarjen

31

Dashi- Bie në dashuri me shikim të parë

Kur një Dash takon dikë e di që në fillim ç’do të ndodhë më vonë. Të sunduar nga Marsi, planeti i energjisë, Dashët vendosin me intuitë. Duke qenë se janë të nxituar dhe apasionantë nga natyra, kjo shenjë gjen shpejt dikë tjetër pas ndarjes.

Binjakët- I pëlqen emocioni i diçkaje të re

Të gjithë e dimë si janë binjakët, mërziten shpejt. Thjesht i pëlqen emocioni që i fal diçka e re, fluturat në stomak, ankthi i pritjes. Binjakët duan t’i përjetojnë sa më shpesh këto ndjesi dhe prandaj kur një lidhje merr fund s’kanë turp ta pranojnë se duan të bien në dashuri sërish.

Peshorja- I pëlqen të qenit në një marrëdhënie

Peshoret nuk mund të jenë beqare. Në fakt janë të dhënë pas partnerëve të çdo fushe, shoqe e ngushtë, partner biznesi, shoqe shkolle etj. Peshoret thjesht duan të gjejnë shpirtin binjak dhe të qenit single për një kohë të gjatë nuk i shërben këtij qëllimi.

Peshqit- Besojnë se dashuria shëron dhimbjet

Meqë janë të ndjeshëm dhe emocionalë, Peshqit i vuajnë shumë ndarjet. Kanë kaq shumë dashuri për të dhuruar, sa kur një lidhje merr fund, nuk dinë çfarë të bëjnë me veten. Ama dinë si të shohin anën pozitive të çdo situate. Peshqit janë gjithnjë të lidhur me romantikun që fshihet brenda tyre dhe janë të gatshëm t’i japin dashurisë një shans të dytë.