Shenjat e zodiakut që e kanë të pamundur të jetojnë bashkë

74

Luani dhe Akrepi

Të dy këto shenja janë të apasionuara nga natyra, janë të dyja personalitete shumë të forta. Luani është pak egoist  nga natyra dhe Akrepi kupton se me dashurinë e vet nuk e ndryshon dot. Të dy konfrontohen me njëri-tjetrin, në vend që të zgjidhin këtë konflikt. Perceptimi se gjysma tjetër nuk shqetësohet ose nuk i kupton do të prishë punë tek ky çift. Të dy palët janë të bindura në opinionin e tyre dhe nuk bëjnë kompromise.

Bricjapi dhe Dashi

Të dy këto shenja janë shumë ambicioze dhe të orientuara drejt objektivave, çka është dhe arsyeja që i tërheq drejt njëra-tjetrës. Megjithatë, Bricjapi është më kalkulues dhe më metodik në qasjet e tij. Nga ana tjetër, Dashi e ka gjithnjë me ngut të realizojë objektivat e veta. Të dy kanë tendencë të marrin vendime të nxituara dhe pa hezituar.

Gjëja më e gabuar për Bricjapët është mungesa e vendimarrjes së përbashkët me Dashin, pasi nuk duan ta bëjnë partnerin e tyre pjesë të çështjeve të rëndësishme. Pra qofshin vendime financiare apo çështje të tjera të lidhura me karrierën, Bricjapi e percepton Dashin si një person të papërgjegjshëm dhe lodhet prej tij.

Article bottom Rectangle3