Ballina Aktualitet Shëngjin, zjarr në zonën e Knallës, era favorizonte flakët

Shëngjin, zjarr në zonën e Knallës, era favorizonte flakët

Një zjarr i madh është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të Shëngjinit në zonën e Knallës.

Sipas informacioneve dyshohet se zjarri të jetë vënë qëllimisht për të djegur kallamishtet dhe ferrat, por era që po fryn ka bërë që zjarri të dilte jashtë kontrollit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës në zonë. Zjarrëfikset u ndodhën menjëherë në vendngjarje dhe nisën punën për shuarjen e flakëve.