Ballina Aktualitet “Shengeni Ballkanik”, SHBA: Mirëpresim nismën, të përfshihet edhe Kosova

“Shengeni Ballkanik”, SHBA: Mirëpresim nismën, të përfshihet edhe Kosova

I dërguari amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell ka deklaruar së fundmi se e mirëpret plotësisht nismën për Shengenin Ballkanik, si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Sipas tij kjo nismë mund të jetë e suksesshme nëse përfshihen të gjithë në rajon, përfshirë edhe Kosovën.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane në Berlin, citohet se :”Ne mirëpresim nismën për Shengenin e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”.