Ballina Aktualitet Shëndetsi, Ministrja Manastirliu: Rritje pagash për të penguar largimin e mjekëve

Shëndetsi, Ministrja Manastirliu: Rritje pagash për të penguar largimin e mjekëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Shkodër për inaugurimin e urgjencës së re në Spitalin Rajonal me një fond prej 60 milionë lekësh të vjetra. Ajo ka folur gjatë aktivitetit për largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.

“Është një fenomen që prek vendet e rajonit, fenomen që ka prekur edhe Shqipërinë. Ka mjekë që ikin dhe rikthehen, ne kemi strategjinë tonë. Po rrisin pagat për personelin mjekësor me 7 %, po përmirësojmë kushtet e punës, incentivat financiare me bonusin e mjekëve janë tre hapat e strategjisë tonë për të ndalur ikjen e bluzave të bardha,” ktë deklaratë Ministrja e mbajti në shkodër gjatë përurimit të urgjencës së re në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.