Shëndeti i popullsisë përkeqësohet, rritet vdekshmëria foshnjore

52

Instituti i Statistikave në Shqipëri sipas të dhënave ka njoftuar se Shqipëria ka bërë hapa pas në indeksin e zhvillimit njerëzor.

Shqetësuese janë të dhëna të cilat informojnë se është rritur vdekshmëria foshnjore. Në vitin 2019 niveli i vdekshmërisë foshnjore arriti në 10.3% për 1 mijë lindje, nga 8.9% që ishte në 2018-n.

Shkaku kryesor i vdekjes foshnjore janë ndërlikimet që pësojnë gjatë apo pas lindjes.

Sipas të dhënave zyrtare sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret janë shkaku kryesor i vdekjeve tek burrat ndërsa sëmundjet e papërcaktuara zënë vendin e parë për jetët e humbura te femrat.