Ballina BOTA Shën Petersburg, shtëpia e re e ndërtesës më të lartë në Evropë

Shën Petersburg, shtëpia e re e ndërtesës më të lartë në Evropë

Rusia njihet tashmë si vendi që po ecën përpara me projekte të mëdha të ndërtimit dhe infrastrukturës të mbështetura nga shteti,linja të larta hekurudhore si dhe për zgjerimin e metrosë në qytete të mëdha, rrugë kryesore dhe autostrada, apo si edhe aeroporte të reja.

Qendra Lakhta në Shën Petersburg është një tjetër projekt i profilit të lartë që synon të bëjë një deklaratë për botën se Rusia është e hapur për biznes dhe është gjithnjë e më shumë në kërkim të së ardhmes, si një projekt unik në fushën e arkitekturës, në të cilin janë përdorur zgjidhje inxhinierike ultramoderne dhe materialet më të fundit të ndërtimit.

Të hënën e kaluar, një gur u instalua në qendrën e re të zyrës së Gazprom, dhe kulla arriti kulmin e lartësisë së projektuar prej 462 metrash e së shpejti do të bëhet jo vetëm pika kryesore e aktivitetit të kompanisë gjigande të karburantit Gazprom por edhe dekorimi i saj, duke planifikuar kështu të hyjë në zyrat e reja në fundet e vitit 2019.

Me 87 kate dhe një rrotullim prej 90 gradësh nga themelet deri në majën e saj, Qendra Lakhta renditet e 13-ta në listën e ndërtesavë më të larta në botë.