Shembjet nga tërmeti në Durrës, prokuroria dërgon 16 persona në gjyq

16

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për shembjet e ndërtesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Materialet i janë dërguar Gjykatës së Durrësit.

Hetimet kanë përfunduar për shembjen e 7 objekteve në këtë qytet.

Prokuroria ka dërguar për gjykim 16 persona, teksa vendosi pushimin e ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin Defrim Celami dhe Ahmet Doda.

Akuzat që prokuroria ngre ndaj persona të mëposhtëm janë: ‘vrasje nga pakujdesia’, ‘shpërdorim detyre, ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘shpërdorim i tokës’.

Më konkretisht:

1.Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,

2.Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,

3.Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

4.Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

5.Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

6.Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

7.Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,

8.Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

9.Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

10.Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

11.Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

12.Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

13.Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

14.Dëshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,

15.Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe

16.Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal

Si pasojë e tërmeti u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe humbën jetën 23 persona në Durrës.