Shembet me anë të shpërthimit të kontrolluar pallati 6 katësh në Durrës

36

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit, është shembur me anë të një shpërthimi të kontrolluar pallati 6 katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit sipas aktekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit.

“Operacioni i rindërtimit në Bashkinë e Durrësit. Shembet me shpërthim të kontrolluar pallati 6 katësh i dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit sipas aktekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit. Prishja e kësaj godine i hap rrugë ndërtimit të banesave të reja, me standarte të larta për qytetarët.”-shkruan Bashkia Durrës në një postim në Facebook.

📌 Operacioni i rindërtimit në Bashkinë e Durrësit. Shembet me shpërthim të kontrolluar pallati 6 katësh i dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit sipas aktekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit. Prishja e kësaj godine i hap rrugë ndërtimit të banesave të reja 🏘 me standarte të larta për qytetarët.

Gepostet von Bashkia Durres am Freitag, 22. Mai 2020