Ballina Aktualitet Shehu: Ky është një “ Shteti” real në zhvillim, duhet ndalur

Shehu: Ky është një “ Shteti” real në zhvillim, duhet ndalur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në facebook shkruan se ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konsumoi një akt me prapavijë puçiste, që e çon vendin drejt një “grusht shteti” real.

Shehu bën thirrje për mbrojtjen e demokracisë duke ndalur zhvillimin e “grushtit të shtetit”.

Postimi i plotë: 

Ky eshte nje “Grusht Shteti” real ne zhvillim; duhet ndalur!

Kush mendon se “Grushti i Shtetit” behet vetem me tanke, gabon rende.

Sot KQZ ka konsumuar nje akt te pa precedente me nje mbrapa vije politike puciste.

Duhet reaguar e mbrojtur demokracia!

Ky “grusht shteti” kerkohet te realizohet ne nje vakum te thelle institucional te drejtesise, si pasoje e nje “reforme” te filluar e zhvilluar se prapthi, gje qe sot po e ve ne rrezik te gjithe sistemin tone demokratik. 

Ky grusht shteti kerkohet te “bekohet” me tej ne “rrenojat” qesharake 122-she te nje Parlamenti ku do te “vendosin” 42 “pupace”, te “peshkuar” ne thellesite e listave ne menyre antikushtetuese po nga ajo KQZ. 

Sot duhet te reagoje i gjithe opinioni publik shqiptar, koshient i rrezikut te madh te instalimit te ne te nje autokracie despotike tipike Lindore.

Pa asnje dyshim duhet te reagojne qarte e forte partneret tane Perendimore, per te cilet demokracia e vlerat jane me te cmuarat, per te cilat ata na kane mbeshtetur fort qe ne dhjetor te 1990-tes, por qe fatkeqesisht sot rrezikohen te tjetersohen ne modele Lindore te inspiruara e mbeshtetura nga diku prej andej.