Ballina Aktualitet SHBA, vrau në vitin 1989, dëbohet shqiptari

SHBA, vrau në vitin 1989, dëbohet shqiptari

Në kërkim që prej vitit 1989, pra prej 29 vitesh dhe i arrestuar në vitin 2011 në SHBA, tashmë autori i një vrasje që tronditi Tiranën do të vuajë dënimin në Shqipëri.

Zyra Qendrore Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara Amerikane arrin të dëbojnë një person i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare që prej vitit 1989.

Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti të ZQK Interpol Tirana, në datë 30.12.2018, ështe realizuar dëbimi nga SHBA drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar për veprën penale të vrasjes me dashje.