Ballina BOTA SHBA, vrasësi serial me 90 krime në 40 vite

SHBA, vrasësi serial me 90 krime në 40 vite

Një vrasës i burgosur po hetohet pas ka rrëfyer 90 vrasje të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë katër dekadave.
FBI beson se Samuel Little, 78 vjeç, mund të jetë ndër vrasësit serial më të mëdhenj në historinë kriminale të Amerikës.

Agjenci shtetërore dhe federale po punojnë tani për të lidhur rrëfimet e tij me vdekjet e duzina grave në të gjithë vendin nga 1970 deri më 2005.
Hetuesit thonë se tashmë kanë arritur ta lidhin atë me 34 vrasje dhe po punojnë për shumë të tjera. Aktualisht Little është duke vuajtur burgimin e përjetshëm, dënuar më 2014, për vrasjen e tri grave. Ai u arrestua në shtator 2012 në një qendër të pastrehësh në Kentucky dhe u transferua në Kaliforni ku kërkohej për akuza në lidhje me drogën.
Më pas, mostrat e ADN-së të marra nga Little korresponduan me vdekjet e pazbardhura të tri grave në qarkun e Los Angeles më 1987 e 1989.

Të treja viktimat ishin rrahur e mbytur e më pas trupat ishin hedhur në vende të ndryshme.
Në fillim ai e deklaroi veten të pafajshëm në gjyq, por u dënua me tre burgime të përjetshme pa mundësi lirimi me kusht. Para kësaj, ai kishte rekorde të shumta kriminale, me akuza për përdhunim dhe grabitje të armatosur. Fajësia për vrasjet bëri që Little të hynte në Programin e Analizmit Kriminal të Dhunshëm (ViCAP), një sistem që analizon autorë serialë krimesh të dhunshme e seksuale dhe ndan informacionin me angjecitë ligjzbatuese lokale për të kryqëzuar referencat e krimeve të pazbardhura.
Zyrtarë të programit thonë se kanë zbuluar një ”model alarmues’’ dhe ‘‘lidhje të pamohueshme’’ me shumë më tepër vrasje kudo në SHBA.

FBI thotë se Little ka rrëfyer 90 vrasje në total, që përshkojnë gjithë Amerikën, nga Kalifornia në Maryland.